E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mashtrimet me lotaritë, përsëritni apelet për syçeltësi

“Urime zoti Hamdi…! Ju urojmë për fitimin e lotarisë së madhe spanjolle “ El Gordo” në shumën 14 000 000 ( katërmbëdhjetë milionë e zero, zero ) Euro. Urime….Urime! E vetmja gjë që të kërkohet në këtë moment është ta mbash fatin tënd të madh plotësisht të fshehtë, bile edhe nga pjesëtarë të tjerë të familjes. Po ashtu ju këshillojmë vëllazërisht që sa më shpejt të keni mundësi të na dërgoni një urdhër pagese ose të bëni një pagesë bankare fare të vogël prej rreth 1000 - 2000 dollarësh nga llogaria juaj bankare në llogarinë e mëposhtmeXYZ”

Sapo hap e-mailin e lexon një lajm të tillë të mrekullueshëm, zemra fillon të rrahë shpejt. Truri fillon të kryejë miliona llogari në sekondë për këtë çmim fantastik të rënë nga qielli. Por eh, janë të gjitha mashtrime. Hap sytë sidomos ti shqiptar kudo je në botë që aq shtrenjtë e pagove “El Doradon” e piramidave të 97-s që ende rrjedhin gjak edhe sot e kësaj dite. Ndërsa po ndreqja gabimet drejtshkrimore që aq me bollëk prodhon kompjuteri i prodhimit amerikan, lexova në shtyp për viktimën e radhës të këtyre mashtrimeve, një shqiptar që u nis në Afrikë sipas “udhëzimeve të e-mailit” dhe është zhdukur bashkë me 150 mijë euro.

“ It’s too good to believe (!? ) “ Eshtë tepër e mirë për ta besuar”, thonë amerikanët sa herë ndeshen me joshje të tilla marramendëse. Ato i ke kudo: në shtëpi nëpërmjet internetit telefonit, faksit, televizorit… në rrugë… në punë… në kafene, në ….kudo ku jeton njeriu.

Para dhe pranë çdo rreziku të mundshëm amerikanët përdorin shumë edhe shprehjen paralajmëruese “Be ware!”. “Be ware !” do të thotë: “Kujdes”, “Hap Sytë!”.Syçeltësi vëllezër e motra shqiptare kudo jemi!? Të hapim sytë e t’i thërrasim mendjes para se të jetë shumë vonë para çdo gjëje, sidomos para atyre që “ janë tepër të mira për t’i besuar(!? )”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›