E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi i Hysni Burgajt/ Janë 21 viktima nga vrasjet më shumë se vjet

vrasjeDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka befasuar çdo shqiptar kur deklaroi se situata e rendit është e kënaqshme dhe se gjatë tetë muajve të parë të vitit ka pasur tetë vrasje më pak se një vit më parë.

E përditshmja Shqip ka kërkuar nga Policia e Shtetit informacion për këtë analizë dhe ka marrë një përgjigje të thjeshtë: vjet në tetë muajt e parë të vitit kanë qenë 82 vrasje, sivjet janë 75.

Por Shqip thotë se shifrat janë një manipulim.

Sipas të dhënave të gazetës, gjatë tetë muajve të parë të këtij viti kanë ndodhur 85 vrasje dhe në total janë 96 viktima nga këto vrasje.

Ajo që e bën më të frikshme situatën është se policia nuk ka mundur të gjejë autorin e të paktën 23 vrasjeve të cilësuara si vrasje mafioze apo vrasje për hakmarrje.

I frikshëm është fakti se po dominon numri i vrasjeve pa autor, të kryera kryesisht nga vrasës me pagesë./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›