Mashtrimi me Panairin e punës
Gjithmonë pyes veten se sa false janë gjërat ne vendin tonë!
Po të shikosh në të gjitha fushat e jetës ekziston ky falsitet. Në politikë, në administratë, në biznese...
Para disa ditësh u organizua “Panairi i punës”. Qeveria e quajti si suksesin e radhës.
Pas hapjes u turrën të gjithë të rinjtë, të cilët kanë përfunduar fakultetet, shkollat profesionale etj., me shpresën për të gjetur një punë për të siguruar të ardhmen. Aty gjendeshin panele të disa firmave dhe bankave, të cilat “intervistonin” të rinjtë.
E vendosa në thonjëza, pasi nuk bëhej gjë tjetër veçse talleshin me të rinjtë.
Ky panair ishte një dështim dhe ishte vetëm një show.
Por duhet theksuar që dhe ato banka që mbahen si institucione serioze heqin vallen e mashtrimeve të qeverisë. Unë jam një prej të rinjve që kam aplikuar me shpresën e madhe të sigurimit të punës, por është e kotë, se të gjitha firmat që ishin në panele nuk kanë vende pune.