Mashtrimi me kreditë, gjashtë në pranga
Vjedhja e kredive me anë të falsifikimit të dokumenteve çon në qeli gjashtë persona, nga të cilët një biznesmen, një punonjëse banke dhe katër të implikuar të tjerë në skemën e mashtrimit.
Të dyshuarit akuzohen se në periudha të ndryshme kohore, kanë arritur të përvetësojnë një shumë prej më tepër se 200 mijë euro duke marrë kredi, për të cilat nuk kanë shlyer më pas asnjë detyrim. Njësia Task-Force e Antikrimit Ekonomik dhe Korrupsionit dhe Njësia Operacionale dhe e Vëzhgimit në Policinë e Tiranës, finalizuan dje në mbrëmje një hetim të filluar muaj më parë për mashtrimin dhe vjedhjen e kredive. Agim Karamuça, biznesmen i njohur dhe pronar i një fabrike të prodhimit të ujit mineral, konsiderohet nga burimet zyrtare që konfirmuan lajmin, si një nga personat kryesorë të arrestuar. Pas tij ka rënë në pranga edhe një punonjëse e bankës ku janë tërhequr kreditë, si dhe katër persona të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me skemën e mashtrimit dhe në falsifikimin e dokumenteve që kërkohej të dorëzoheshin në bankë, në momentin e tërheqjes së shumave të parave. Hetimi mësohet se ka filluar rreth gjashtë muaj më parë dhe është zhvilluar me kujdes nga prokurorët e Njësisë Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, të cilët me provat e mbledhura kanë arritur të sigurojnë autorizimet në gjykatë për arrestimin e personave të akuzuar për skemën e mashtrimit dhe vjedhjes së kredive. Operacioni i Task-Forcës dhe policisë ka vazhduar deri pas mesnatës së djeshme me arrestimin e të akuzuarve dhe më pas ushtrimin e kontrollit në banesat e tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra dokumente të falsifikuara, të cilat paraqiteshin në bankë për të realizuar tërheqjen e kredive. Pesë personat që kryenin falsifikimin e dokumenteve dhe më pas me këto aplikonin për kredi, sipas hetimeve kanë pasur bashkëpunim me një punonjëse të brendshme të bankës së nivelit të dytë, e cila mban detyrën e oficeres së kredisë në subjektin e dëmtuar. Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit falsifikonin dokumentet që kërkoheshin nga banka si garanci për dhënien e kredisë dhe më pas shlyerjen e saj. "Në episode të veçuara në kohë nga njëri-tjetri, të arrestuarit kanë falsifikuar dokumente pronësie dhe shkresa zyrtare të organeve tatimore, të cilat i paraqisnin në bankë për të përmbushur qëllimin e tërheqjes së kredisë. Pasi merrnin paratë personat që kishin aplikuar zhdukeshin duke mos derdhur pranë bankës këstet mujore dhe detyrimet përkatëse për shlyerjen graduale të kredisë, konfirmuan dje në mbrëmje për gazetën "Panorama", burimet zyrtare nga hetimi i çështjes. Sipas tyre, shuma prej rreth 200 mijë eurove e cila provohet të jetë vjedhur nga të arrestuarit përmes mashtrimit dhe falsifikimeve, mund të jetë më e madhe pasi hetimet pritet të zbulojnë raste e të dhëna të tjera për skemën e mashtrimit të kredive. t.s/d.b