Mashtroi me pedofilinë, nën akuzë ABC
Guy Eshelman, kreu i klinikës "ABC" dhe tre vartës të tij, u morën në përgjegjësi penale paraditen e djeshme nën akuzën e "moskallëzimit të krimit".
Prokuroria e kryeqytetit tha se mori dje nga gjykata një kopje të procesverbalit të pyetjes së Eshelman, i cili dëshmoi një javë më parë në gjyqin në ngarkim të David Braun, person i akuzuar për pedofili. Mjeku amerikan Eshelman pranoi faktin se kishte ekspertuar fëmijët e qendrës "Fëmijët e tij" dhe se kishte konstatuar tek ata shenja të abuzimit seksual. I pyetur nga gjykata për faktin pse nuk kishte denoncuar, Eshelman pohoi se do denonconte në policinë ndërkombëtare. Pas kësaj gjykata i komunikoi atij faktin se në bazë të ligjeve shqiptare përbënte vepër penale fakti i të pasurit dijeni për një vepër penale dhe mosdenoncimi i saj në prokurori apo polici. Pas kësaj ai vazhdoi dëshminë para trupit gjykues, në procesin në ngarkim të Braunit, të cilin e kishte mik të vjetër. Eshelman pohoi se ekspertizat e të miturve të dhunuar dhe dokumentacionin tjetër mjekësore që kishte të bënte me "Fëmijët e tij" e ruante në mënyrë të veçantë, në një vend ku kishte akses vetëm ai, derisa në maj të vitit 2006, Prokuroria dhe Policia Gjyqësore ia sekuestruan. Ai shpjegoi veç të tjerash edhe lidhjen me Braunin, ku pohoi se e njihte prej vitit 2001, ndërsa më pas ia ishte bërë një klient i zakonshëm i klinikës "ABC" për shkak të problemeve shëndetësore që kishte. Eshelman gjatë dëshmisë së vet mbrojti anglezin Braun, duke thënë se ai sillej si një baba i vërtetë me fëmijët, ndërsa mohoi në mënyrë kategorike faktin që 53-vjeçari të kishte abuzuar seksualisht të miturit. Madje, sipas tij, fëmijët e sëmurë dhe ata që ankoheshin për trauma Davidi i shoqëronte vetë te klinika "ABC". Duke mbrojtur Braunin, Eshelman tha se kishte bindje se kreu i fondacionit nuk ishte autor i abuzimit. Më tej gjatë dëshmisë ai pohoi se edhe anëtarët e tjerë të klinikës "ABC" kishin dijeni për dhunimin e fëmijëve, çka bëri që Prokuroria të ngrinte akuzë edhe ndaj tyre. Po kështu, kjo vërtetohej shkresërisht nga disa dokumente shkresore, kryesisht akte-ekspertizash të depozituara në gjykatë nga mjeku dhe mbrojtësja e Braunit. I vetmi problem që i ka dalë deri tani Prokurorisë është fakti se nga momenti kur punonjësit e ABC-së, kanë marrë dijeni për abuzimin e të miturve të "Fëmijët e tij", deri tani kanë kaluar 4 vjet. Ndërkohë që maksimalisht, vepra penale e moskallëzimit të krimit parashikon tre vjet burg. Tashmë, sipas ligjeve në fuqi, kjo vepër penale është parashkruar, ose e thënë ndryshe, autorët e saj nuk mund të akuzohen apo dënohen, pasi veprimet hetimore ndaj tyre nuk mund të kryhen për shkak të kalimit të një kohe të gjatë. Paraprakisht mendohet se Prokuroria do ngrejë zyrtarisht akuzën ndaj mjekut Eshelman dhe vartësve të tij, dhe pasi të kryhen procedurat hetimore, kjo çështje mund të pushohet. fa.ma