E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Sheffer: Dramatike, por nuk ka ndikuar për NATO-n

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de hop Sheffer, nuk jep një datë fikse për hyrjen e Shqipërisë në NATO, por shpreson se një gjë e tillë të ndodhë në samitin e ardhshëm. 

Në një intervistë për BBC, Sheffer thotë se, Tirana zyrtare duhet të vazhdojë me reformat.
Në Tiranë, ftesa për anëtarësim në NATO është parë si zhvillimi më madhor në dekadën e fundit. Sa larg është Shqipëria në përmbushjen e standardeve për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s?
Një hap shumë i rëndësishëm është parë javën e kaluar me nënshkrimin e protokolleve. Tani ka mbetur procesi i ratifikimit të vendeve anëtare të NATO-s dhe unë shpresoj se të gjitha procedurat e ratifikimit dhe ju e dini se këtu janë të përfshira të gjitha parlamentet, do të përfundojnë në kohën kur NATO të ketë samitin e ardhshëm, në pranverën e vitit të ardhshëm, në Strasburg në zemrën e Evropës. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë kështu dhe pastaj do të shohim Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtare të NATO-s, me të drejta të plota. Mendoj se ky do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm.
Por kemi parë probleme me depot e armëve dhe municionit në Shqipëri, por së fundi edhe në Bullgari. Mund të luajë një rol në këto situata NATO-ja?
Ka gjithnjë një rol për aleatët e NATO-s, që të ofrojnë mbështetje për shtete e tjera. Unë e kujtoj atë incident dramatik në fabrikën e municioneve. Aty ku mundet NATO-ja të ndihmojë, do ta bëjë këtë. Por të mos harrojmë se reformat dhe ato nuk janë relevante vetëm për Shqipërinë, nuk janë vendosur, sepse NATO-ja e do këtë. Por reformat duhen bërë, kjo është nënvizuar fuqishëm nga ministri i Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha, e ato duhen bërë për hir të kombit dhe shtetit jo sepse NATO-ja ose sekretari i Përgjithshëm thonë se tani duhet reformuar. Me fjalë të tjera, NATO-ja do të insistojë për të bërë në Shqipëri dhe në çdo vend tjetër ku është e nevojshme.
Dhe ky problem me fabrikën e municioneve mendoni se nuk e ka dëmtuar ta themi, partneritetin me Shqipërinë?
Nuk mendoj se ka ndikuar, dramatike siç ishte pasi pati humbje jetësh dhe kjo ishte dramatike. Rrjedhojat e nevojshme gjithashtu edhe në kuptimin politik, nëse kam ndjekur si duhet zhvillimet, janë nxjerrë nga ky incident i tmerrshëm dhe dramatik. Dhe kur flasim për procese të tilla, NATO-ja është gati të ndihmojë.
Le t’i kthehemi datës ekzakte. Kur do të jetë Shqipëria anëtare me të drejta të plota e NATO-s?
Kjo është vështirë të thuhet, pasi varet nga proceset ratifikuese në parlamentet e të 26 shteteve anëtare të NATO-s. Unë nuk mund të parashikoj, por shpresoj se do të jetë në samitin tjetër të NATO-s në pranverë, në prill. Por unë nuk mund të parashikoj rezultatin ekzakt të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›