Përmendore për të përndjekurit e diktaturës
SARANDE - Një përmendore e lartë me një pëllumb të bardhë mbi krye është ngritur në qendër të fshatit Mursi, rreth 30 km larg qytetit të Sarandës.
Plot 1200 vjet burgime, internime, ku flitet për 31 të burgosur politikë, 10 të pushkatuar në një ditë, 9 të vdekur në burgje, që ende nuk u janë gjetur as kockat, 1 i vrarë në kufi dhe 26 familje të dëbuara nga fshati në vitet e diktaturës, përmbledh në vetvete memoriali. Në çdo faqe të përmendores së ngritur me iniciativën e ish-të përndjekurve dhe mbështetjen e djemve të fshatit, janë gdhendur emra të familjeve që e kanë pësuar më rëndë, mes të cilëve edhe 7 gra të dënuara politikisht. Mursia është i njohur si fshati që ka përjetuar më tepër se çdo zonë tjetër tmerret e diktaturës komuniste, krahasuar me numrin e banorëve. Ndoshta në mënyrën më të pashembullt e më të pakrahasueshme me ndonjë fshat tjetër në vend, mursiotët bëjnë bilancin tragjik të shtypjes mizore nga diktatura. Ata numërojnë 1200 vjet burgime e internime në zona të ndryshme të vendit. Vala e goditjeve politike e "biografive" të prishura shkon thellë në çdo moshë e çdo shtresë, pa kursyer as vajzat e reja dhe ata që në vite kanë luftuar me armë në dorë, kanë drejtuar këshilla nacionalçlirimtare e këshilla të qeverisjes komuniste. Mbi fshatin që aspironte për demokraci, ra e rreptë shpata e diktaturës, duke e përgjakur, duke i shuar jetët e duke i detyruar me internime të lënë fshatin e bukur me një liqen përpara, me Valiasin, Spaçin, Hoxharën e Krujën. Banorëve të fshatit që bënte jetën buzë kufirit, deri edhe grave mursiote, në vitet e socializmit u ndalohej të punonin fushat aty pranë dhe transportoheshin me makina çdo mëngjes për të punuar në fushat e Vrinës.
Të gjithë këto vite kanë tashmë një simbol në mesin e fshatit të të përndjekurve. Është kjo përmendore, e ngritur me kujdesin dhe këmbënguljen e Andrea Gjikës, një prej atyre që e kanë provuar dhe jetuar se ç'do të thotë diktaturë e komunizëm shqiptar, por i mbështetur edhe nga djem e nipër të të persekutuarve në vite, si Niko Vaso e Mihal Baçi, Sotir Taho e Kostandin Danga, Ilia Abeshi e Sotir Danga, Jorgo Gërbura. Ata që janë ende gjallë sot apo të tjerë që kanë transmetuar fjalët e baballarëve apo gjyshërve tregojnë se ky ishte amaneti i tyre. Dhimbjet, plagët dhe deri jetën e tyre ta shkrinin në një simbol, në emër të sakrifikimit për një terror diktatorial, si ai i para viteve '90. Pas 18 vitesh nga rrëzimi i diktaturës komuniste, banorët aktualë të Mursisë dhe ata që janë shpërngulur prej tij, por me zemër në vendlindje, do të kenë një memorial, i cili do t'u tregojë sa herë t'i afrohen qendrës së fshatit historinë e dhimbshme të tij. Gjithçka për t'ia lënë të ardhmes pjesën më tragjike të fshatit kufitar, zhvillimi i të cilit u mbajt peng nga diktatura, që nuk fali as dhjetëra jetë njerëzish. sh.d