E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë; Policia, 1.216 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit



Policia në Qarkun e Tiranës po vazhdon punën për zbatimin e planit të masave në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve. Punonjësit e policisë po ushtrojnë kontrolle në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, dhe të parkimeve të gabuara. Vetëm ditën e djeshme u vendosën 1.216 masa administrative me vlerë 2.820,65 lekë. Në linja u vendosën 250 gjoba me vlerë 245.000 lekë, ndërsa në qytet u vendosën 610 masa administrative. Policia pezulloi edhe 7 leje drejtimi. Burimet zyrtare njoftojnë se kontrolle të vazhdueshme do të realizohen nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe Patrulla e Përgjithshme e Policisë edhe në drejtim të parkimeve të gabuara, kryesisht ato dyshe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›