E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi ne tregun e karburanteve 11 ne pranga

11 persona, biznesmenë, punonjës tatimorë, doganorë dhe shoferë janë arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohen për disa vepra penale. Njësia Task Force e Prokurorisë ka urdhëruar arrestimin e një rrjeti personash të përfshirë në mashtrimet me tregtinë e karburanteve. Sipas drejtuesve të këtij operacioni, tregtarët e karburanteve dhe perosnat e tjerë kanë mashtruar duke shitur naftën “virgine” në tregun e pakicës.

Të  ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë në tregun vendas naftën “virgine” dhe më pas me anë të dokumentave kanë bërë eksport fiktiv, por në fakt një pjesë e konsiderueshme e këtij produkti është përzier në depozitat e dy kompanive të të ndaluarve dhe i është shitur konsumatorit.

Akuzat që rëndojnë mbi këtë grup personash janë për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumetash” dhe “pastrim i profukteve të veprës penale”. Prokuroria bën me dije se hetimet për këtë lloj mashtrimi që ka shkaktuar pasoja te konsumatorët kanë nisur në tetor të 2010-ës. Hetimet do të shtrihen dhe në tregun kosovar e maqedonas, ku dyshohet se mund të jetë aplikuar përzierja e llojeve të karburanteve dhe më pas shitja me pakicë.

Nuk ka të dhëna për sasinë e naftës “virgine” që është blerë në tregun vendas dhe më pas shitur nga të ndaluarit. Veç 11 të ndaluarve pritet që të ketë dhe urdhërarreste të tjera.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›