E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet rehabilitohet argjinatura e Casit

Për të parandaluar përmbytjet si ajo e fundvitit të kaluar në komunën e Velipojes që është edhe njesia administrative me e demtuara nga permbytjet qeveria shqiptare dhe banka botërore kanë financuar rehabilitimin e kanalit te Mortemses, argjinatures se Casit dhe ures qe lidh fshatin turistik te Rrjollit me qendren e plazhit. Lartesia e argjinaturës së Casit do ngrihet me 2 meter e gjysem mbi nivelin aktual, duke shpresuar qe t'i jepet fund dhe fenomenit te permbytjes ne kete zone.

”Është dita e parë që kemi filluar punën për matjet topografike për ndërtimin e argjinaturës së re. Do të shkojë në parametrat optimalë argjinatura, në lartësinë 6 metër nga 2.80 që ka qenë dhe do t’I rezitojë të gjitha problematikave që ka pasur në të kaluarën” tha Rudolf Rasha, drejtor i Bordit Kullues Shkoder.

Ura e Rrjollit që u dëmtua trësisht nga vërshimi i ujrave në muajin dhjetor duke izoluar nje fshat te tere pritet të përfundojë brenda këtij muaji nëse edhe kushtet e motit do të jenë favorizuese.

”Është shumë problematike. Kemi marrë masa për të hartuar projektin dhe për të bërë preventivin. Është e domosdoshme. E kemi shumë problem. Brenda tre-katër ditësh të fillojmë punimet për të bërë rikonstruksionin e urës” tha Nikolle Marku, kryetar i komunës Velipoje.

Per fazen e vleresimit te demeve kreu i komunes Velipoje ka deklaruar se procesi ka perfunduar si per banesat ashtu dhe bujqesine. Fermeret nderkohe kane nisur te mbjellin kulturat e stines dhe gjurmet e permbytjeve jane zhdukur me terheqjen e plote te ujerave.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›