Mashtrimi, procedim penal për dy persona
Dy biznese janë dërguar
për procedim
penal të lirë, pasi dyshohen
se kanë mashtruar
në shuma të mëdha parash.
Sipas policisë, dje u dërguan
materialet në prokurori, në
gjendje të lirë, për veprën penale
të vjedhjes me anë të
"mashtrimit", në ngarkim të
Anila Cetrit, 43 vjeçe, banuese
në rrugën "Dora
D‘Istria", e punësuar në një
agjenci imobilare. Policia tha
se ndaj saj ka bërë kallëzim
Thoma Stefanidhi, banues
në rrugën "Mihal Grameno",
se shtetasja e mësipërme e
ka mashtruar duke i marrë 20
mijë euro, me pretendimin
për t‘i nxjerrë një shesh
ndërtimi. Ndërsa paraditen
e djeshme u dërguan materialet
në prokurori, në gjendje
të lirë, për veprën penale
të vjedhjes me anë të "mashtrimit",
në ngarkim të një
shoqërie. Ndaj kësaj kompanie
ka bërë kallëzim
Mantthaios Triantafyllos,
përfaqësues i shoqërisë
"M.T. Construction" SH,P.K,
ku sipas kallëzimit e kanë
mashtruar me shumën prej
86 milionë e 873 mijë lekësh,
duke mos shlyer faturat e
punimeve të kryera.
për procedim
penal të lirë, pasi dyshohen
se kanë mashtruar
në shuma të mëdha parash.
Sipas policisë, dje u dërguan
materialet në prokurori, në
gjendje të lirë, për veprën penale
të vjedhjes me anë të
"mashtrimit", në ngarkim të
Anila Cetrit, 43 vjeçe, banuese
në rrugën "Dora
D‘Istria", e punësuar në një
agjenci imobilare. Policia tha
se ndaj saj ka bërë kallëzim
Thoma Stefanidhi, banues
në rrugën "Mihal Grameno",
se shtetasja e mësipërme e
ka mashtruar duke i marrë 20
mijë euro, me pretendimin
për t‘i nxjerrë një shesh
ndërtimi. Ndërsa paraditen
e djeshme u dërguan materialet
në prokurori, në gjendje
të lirë, për veprën penale
të vjedhjes me anë të "mashtrimit",
në ngarkim të një
shoqërie. Ndaj kësaj kompanie
ka bërë kallëzim
Mantthaios Triantafyllos,
përfaqësues i shoqërisë
"M.T. Construction" SH,P.K,
ku sipas kallëzimit e kanë
mashtruar me shumën prej
86 milionë e 873 mijë lekësh,
duke mos shlyer faturat e
punimeve të kryera.