Forca e "filozofisë artistike"
Ai e konsideron jetën private si një "sekret që më përket vetëm mua" dhe duke nisur që nga viti 1985, nuk jep më asnjë intervistë për mediat, sidomos për shtypin e shkruar. Në biografinë zyrtare në Francë, vihen re sidomos dy fraza: "Milan Kundera ka lindur në Çekosllovaki. Në vitin 1975 u transferua në Francë". Ai është poet, po aq sa është edhe filozof e romancier. Elementi muzikor është thuajse i përhershëm në vargjet e tij. Jo rastësisht ndodh kështu. Babai i tij, Ludvik Kundera, ishte një pianist i famshëm prej Çekisë, ndaj edhe i riu Milan i ra pas muzikës, sidomos asaj xhaz. Lindi në Brno të Republikës Çeke më 1 prill të vitit 1929. Kultura muzikore ka qenë gjithnjë prezente në reflektimet dhe në formimin e tij si shkrimtar, duke qenë se përveç filozofisë, ai studioi edhe muzikë në Pragë. Megjithatë, Kundera është diplomuar në vitin 1958 pranë Fakultetit të Artit Kinematografik, AMU, ku menjëherë dha mësim lëndën e letërsisë botërore. Që kur ishte student ai u anëtarësua dy herë me Partinë Komuniste. Në vitin ‘48 u përjashtua për shkak të ideve të tij që nuk ndiqnin linjën zyrtare të partisë. Ndër të tjera, pjesëmarrja e tij në lëvizjen e reformës "Pranvera e Pragës" i kushtoi Kunderës shtetësinë çekosllovake dhe pushimin nga puna. I përjashtuar nga vendi i tij, u transferua në Francë, ku nisi të jepte mësim në Universitetin e Rennes dhe në Paris, ku vazhdon të punojë akoma edhe sot. Megjithatë, ai ka vazhduar të shkruajë në gjuhën çeke (duke përjashtuar këtu romanet e tij të fundit), pavarësisht se veprat e tij në atdhe ishin të ndaluara, deri në momentin e rënies së regjimit filo-sovjetik.
Në vitet e formimit të tij, megjithatë, para se t‘i kushtohej letërsisë dhe kinematografisë, ai punoi edhe si murator. Duke nisur nga vitet ‘50, ai kishte botuar disa përmbledhje me poezi, por suksesin e vërtetë e arriti me serinë e tregimeve "Dashuri qesharake" (1963, 1964). Këto tregime u vlerësuan si të jashtëzakonshme për ironinë që mbartnin (drejtuar edhe regjimit të vendit), si edhe për aftësinë e zhvillimit të historive mbi baza paradoksale.
Në vitin 1962 debuton për herë të parë si dramaturg me veprën "Pronarët e çelësave", ngjarje të vendosura në periudhën e pushtimit nazifashist. Romani i tij i parë i përket vitit 1967, i titulluar "Shakaja". Libri është një satirë e dhimbshme, e realitetit çekosllovak në vitet e kultit të personalitetit stalinist. Publikimi i romanit u prit si një ngjarje e madhe letrare, sidomos për të ashtuquajturën "Pranvera e Pragës" e vitit ‘68. Libri fitoi edhe një çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve Çekë.
Pas prezantimeve kaq premtuese, Kundera vazhdoi të publikojë të tjerë romanë po kaq të bukur. Ai arriti t‘i japë një drejtim të ri traditës së romanit evropian, duke shpikur një linjë të gjithën kunderiane të romanit-filozofik, që është një përzierje, një lloj hibridi i veprës filozofike me atë të një romani artistik (një shembull i mirëfilltë është pikërisht romani "Përjetësia").
Në planin letrar, kjo linjë e re kunderiane bën që autori çek të sjellë për lexuesin romane reflektive, me të dhëna filozofike, tepër të thella. Në vitin 1981, Milan Kundera fiton çmimin "Commonwealth Award" për karrierën së bashku me Tennesee Williams. Ai fiton edhe çmimin "Mondello" për tekstin teatror "Jaques dhe padroni i tij", si dhe "Jerusalem Prix". Në fund të vitit 2008, shkrimtari çek u përfshi në një debat mediatik. E përjavshmja çeke "Respekt" publikoi lajmin që theu pas shumë vitesh murin e privatësisë së 80-vjeçarit. Ajo shkruante: "Në vitin 1950, Kundera denoncoi në policinë sekrete komuniste StB një ish-pilot që punonte për perëndimorët. Për këtë arsye, piloti u dënua me 22 vite burg". Revista investigative botoi edhe raportin e policisë, ku bëhej e ditur: "Sot rreth orës 16.00, një student, Milan Kundera, i lindur më 1 prill 1929 në Brno (...) u prezantua në këtë zyrë për të denoncuar se në mbrëmje një studente do të takojë një tip të quajtur Miroslav Dvorácek. Ky i fundit ka dezertuar shërbimin ushtarak dhe në pranverën e vitit të shkuar ka hyrë ilegalisht në Gjermani". Po të njëjtën mbrëmje Dvorácek u arrestua në vendtakim; i shpëtoi dënimit maksimal, por u dënua me 22 vite burg. Më vonë, njësoj si shkrimtari, edhe viktima e tij, Miroslav Dvorácek, la vendin e lindjes dhe u transferua në Zvicër, ku vazhdon të jetojë akoma edhe sot. Milan Kundera nuk ka folur kurrë për këtë episod, as para e as pas rënies së regjimit komunist. Megjithatë, pavarësisht debateve, Kundera si kritik dhe filozof, dha një kontribut të madh në përhapjen e kulturës dhe autorëve më interesantë të vendit të tij në Evropën Perëndimore.
Ai vetë ka shkruar dikur se "koha njerëzore nuk rreth- rrotullohet, por avancon në mënyrë të shpejtë në linjë të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, njeriu nuk mund të jetë i lumtur, sepse lumturia është dëshirë për t‘u përsëritur vazhdimisht" dhe "arsyeja e vetme për të cilën njerëzit duan të dominojnë të ardhmen është për të ndryshuar të shkuarën"...