Mashtrohet tregtari me 110 mijë euro
KORçE - Një tregtar nga Korça bie pre e mashtrimit duke dhënë borxh shuma të konsiderueshme, të cilat nuk i janë kthyer më. Tregtari D.M. kërkoi ndihmën e policisë pasi prej më shumë se një viti ai nuk kishte arritur t'iu merrte borxhin në shumën prej 110 mijë euro si dhe 21 milionë lekë të tjetra, dy tregtarëve të tjerë. Pas denoncimit të tij, policia ka vendosur të ndjekë penalisht një tregtar nga Bilishti si dhe një banor nga Fieri si mashtrues. Sipas denoncimit të korçarit, 54-vjeçari Rajmond Gjergjefi nga Bilishti i ka marrë atij në formën e borxhit me deklaratë noteriale një shumë prej 60 mijë eurosh. Edhe pse ka kaluar afati i marrëveshjes për kthimin e kësaj shume, ai nuk ia ka kthyer ato. Po me deklaratë noteriale ai i ka dhënë 50 mijë euro si dhe 21 milionë lekë të vjetra 40-vjeçarit Ilirjan Metaj nga Fieri. g.a