E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi klientet e firmes u vodhi 10 mije euro

TIRANE - Nje ish-punonjes i nje firme private te prodhimit te xhamave dhe mobilieve u arrestua mesditen e se merkures nga sherbimet e Komisariatit nr.6 pasi akuzohet per mashtrim. Kater kallezime qe jane regjistruar ne rajonin e policise e fajesojne 36-vjecarin Julian Spahiu per vjedhjen e te pakten 10 mije eurove para qe ai i ka marre ne forme borxhi fillimisht te punonjesit e firmes e me pas klienteve. Burime nga policia thane se kallezimet qe jane kryer kunder tij ne polici u perkasin punonjesve te kompanise private por sipas informacioneve ai nuk ka mashtruar vetem ish-koleget e tij por edhe klientet. Administratoret e firmes e shkarkuan nga puna Spahiun vitin e kaluar per arsye se kishte marre shuma te medha parash ne formen e borxhit dhe nuk i kishte kthyer me. Me pas ata zbuluan nga klientet e kompanise se 36-vjecari edhe pse nuk ishte me i punesuar ne kete firme kishte shkuar tek disa kliente qe benin blerje tek kompania duke iu kerkuar parate pasi u prezantohej si punonjes. Bashke me parate qe u ka vjedhur klienteve nepermjet mashtrimit demi qe i eshte shkaktuar kompanise perllogaritet te jete edhe me i madh se 10 mije euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›