E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojne grabitjen dhunojne gruan

/ /

Ata dhane alarmin por fatmiresisht policia konstatoi se 46-vjecarja Xhevrie Mecaj ishte plagosur si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj saj dhe jo nga arma e zjarrit.
Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0930 kur nje person i paidentifikuar trokiti ne deren e shtepise se 46-vjecares e cila njeren nga dhomat e baneses se saj e kishte kthyer ne pike te transferimit nderkombetar te parave. Gruaja e cila jetonte e vetme ka hapur deren por autori nje djale i ri mbi te 20-tat hyri dhunshem ne banese duke e kercenuar se do ta vriste nese nuk do ti jepte parate. Por pronarja e dyqanit nuk ka pranuar duke i pohuar grabitesit se nuk kishte para ne banese. I riu i armatosur me nje pistolete e ka kercenuar ate e me pas e qelloi disa here ne fytyre me grushte per ta detyruar 46-vjecaren ti jepte leket. Por kur ka pare se gruaja nuk kishte ndermend tia dorezonte ato atehere ai eshte irrituar duke e goditur ne te gjitha pjeset e trupit me sa te mundte. Zhurma e madhe ne banese si dhe britmat e gruas per ndihme bene qe grabitesi te detyrohet te terhiqet. Ai e ka lene 46-vjecaren pertoke pa ndjenja dhe me pas eshte larguar duke mos pasur me kohe te kryente kontroll ne shtepine e saj. I riu eshte pare teksa doli me shpejtesi nga banesa e saj duke u larguar me pas me kembe po nxitimthi mes pallateve. Banoret qe kishin degjuar ulerimat e gruas dhe zhurme ne banese pasi pane te riun qe nxitonte me arme ne dore mbeten te shtangur. Ata menduan se ai mund ta kishte vrare ate ndaj sinjalizuan menjehere policine pa guxuar te futeshin brenda per te pare se cfare kishte ndodhur. Policia e Vlores e sinjalizuar per nje vrasje te mundshme mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Ata u futen ne banesen ku dyshohej se kishte ndodhur krimi dhe gjeten gruan pa ndjenja por fatmiresisht nuk kishte shenja te nje vrasjeje te mundshme. Blute e cuan ne spital te plagosuren dhe pasi u permend ajo rrefeu gjithcka i kishte ndodhur. Sipas deshmise se saj grabitesi e kishte dhunuar por nuk kishte arritur te merrte para ne kasaforten qe ajo e mbante te mbyllur. Dyshohet se personi ende i paidentifikuar te kete pasur te pakten nje bashkepunetor i cili e ruante ate nga jashte. Mesohet se gruaja jetonte e vetme pasi i shoqi i kishte vdekur dy vite me pare. Sipas policise autoret dyshohet se e kane mbajtur ne survejim prej ditesh gruan per te cilen kishin edhe informacion te sakte se jetonte e vetme. Aktualisht 46- vjecarja ndodhet ne spitalin e Vlores jashte rrezikut per jeten.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›