E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmoi vajzen babai plagos me sepate ushtarin

TIRANE - Dyshimet se roja i repartit ushtarak prane shtepise se tij ne Ndroq i ngacmonte te bijen kane detyruar babane qe te godase me sepate ushtarin. Banori i zones e qelloi me sepate ushtarin dje gjate nje tentative te dy protagonisteve per sqarimin e ngjarjes. Krimi ka ndodhur mengjesin e djeshem rreth ores 0830 ne fshatin Ndroq ne periferi te Tiranes. Denoncimin per ngjarjen e kane bere punonjesit e tjere te repartit ushtarak te cilet kane telefonuar menjehere ne sallen operative duke treguar se cfare po ndodhte. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere forcat e policise se Komisariatit nr. 6 te cilet kane arrestuar ne flagrance autorin e ngjarjes Fiqiri Trimi. Burime nga policia thane se ne momentin kur eshte ndaluar 48-vjecarit Trimi i eshte sekuestruar edhe arma e ftohte sepate me te cilen po godiste ushtarin. Gjate deklarimeve te tij ne polici i arrestuari Trimi ka deklaruar se nuk kishte ndermend qe ta godiste ushtarin madje per kete arsye nuk e ka qelluar me anen e mprehte te sepates por ai pervecse i ngacmonte vajzen i ishte pergjigjur keq ne momentin kur i ishte afruar per tu sqaruar. Sipas deklarimeve ne polici te te arrestuarit mesohet se vetem pak minuta pasi ushtari kishte marre turnin si roje i repartit 48-vjecari Fiqiri Trimi i eshte afruar tek vendi i sherbimit. Fillimisht i ka kerkuar qe te shikonte punen e tij dhe mos ti hidhte me syte nga banesa qe ndodhet prane repartit. Trimi pretendonte se kishte disa dite qe vezhgonte ushtarin dhe kishte vene re se sa here qe vajza e tij dilte nga shtepia ai i hidhte ndonje llaf nga brenda rrethimit te repartit ose i kerkonte qe te afrohej qe te bente muhabet me te. Per kete arsye dje Trimi ka shkuar ti thote ushtarit qe ta lere te qete vajzen e tij por ai e ka ofenduar. Sipas Trimit kjo ka qene arsyeja qe situata eshte tensionuar aq sa ai nuk ka duruar me dhe sic e kishte sepaten ne dore e ka goditur duke i shkaktuar disa plage te lehta.             e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›