E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 30-vjecarit u kap me droge dhe fisheke

TIRANE - Oficeret e Antidroges arrestuan ne flagrance nje 30-vjecar gjate oreve te vona te se merkures pasi u kap me nje sasi prej 24 gramesh bime narkotike e dyshuar kanabis sativa. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit mesohet se eshte arrestuar Artan Zengo 30 vjec banues ne Valias te Tiranes. Oficeret e Antidroges pas nje informacioni qe kane marre nga sherbimet e Komisariatit nr.5 jane nisur drejt Valiasit per te verifikuar 30-vjecarin i cili dyshohej se merrej me shitje bimesh narkotike. Ai eshte ndaluar prane baneses se tij dhe pas nje kontrolli fizik iu gjet e fshehur ne rroba nje qese me bime narkotike qe pasi u peshua rezultoi 24 grame. Forcat e policise se Komisariatit nr.5 ushtruan kontroll ne banesen e tij ne Valias per te zbuluar nese kishte sasi tjeter bime narkotike te fshehur ne shtepi por gjate kontrollit gjeten dhe sekuestruan 153 cope fisheke qe i perkasin nje arme automatike model 56 te cilet ai i mbante pa leje. Ne kete menyre pervec akuzes se prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike 30-vjecari u arrestua edhe me akuzen e prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›