E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen 2 kercenuesit e Rames

/ /

Kjo gjykate vendosi shfuqizimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes qe kishte lene kusherinjte Rami ne masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per akuzen e sigurimit te kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje. Sipas gjykates vendimi i Shkalles se Pare ishte marre ne shkelje te ligjit procedural pasi pergjimet e paraqitura si prove nga Prokuroria nuk kishin vlere ligjore dhe procedurale. Apeli mori ne shqyrtimin ankimin e Fatos dhe Luan Ramit ndaj arrestit te tyre. Burime prane seances sqaruan se Prokuroria kerkoi lenien ne fuqi te mases arrest me burg me afat 30 ditor per te dyshuarit. Nga ana e tij mbrojtesi i tyre avokati Alfred Duka ka pretenduar pavlefshmerine ligjore te provave te paraqitura nga Prokuroria dhe lirimin e tyre. Gjykata e Apelit vendosi shfuqizimin e vendimit te dates 30 janar 2011 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane si vendim i marre ne shkelje te ligjit procedural. Gjykata urdheron lirimin e menjehershem te pandehurit nese ai nuk mbahet i arrestuar per ndonje veper tjeter penale u shpreh Gjykata e Apelit dje ne dy vendime te njepasnjeshme per secilin nga te dyshuarit Fatos e Luan Rami. Sipas arsyetimit te vendimit te Apelit pergjimet e dy te dyshuarve para arrestimit te tyre te paraqitura nga Prokuroria ne proces nuk e kishin vleren e proves. Keto pergjime ishin realizuar nga Sherbimi Informativ Shteteror si pergjime parandaluese perpara se Gjykata per Krimet e Renda te lejonte Prokurorine per pergjimin e kusherinjve Rami. Si te tilla referuar ligjeve ne fuqi ato pergjime nuk mund te konsiderohen si prove. Avokati Duka pohoi pas seances se klientet e tij i kane derguar sms kryesocialistit Rama por pa e kercenuar ate. Klientet e mi kane pretenduar se vertet i kemi drejtuar nje sms shefit te opozites por nuk e kemi kercenuar. Kemi vendosur emrin ne fund te mesazhit. Mesazhi i eshte drejtuar Rames me numrin e telefonit te regjistruar ne emer te tyre dhe nuk ka pasur asnje lloj kercenimi. Permbajtja e mesazhit ka te beje me demtimin e makines dhe zhdemtimin e saj u shpreh avokati Duka. Sipas avokatit mesazhi ndaj Rames kishte qene nje shaka e marre shume seriozisht nga organi i akuzes. Fatos e Luan Rami u arrestuan ne 29 janar pas dyshimeve se do te kryenin nje atentat ndaj kreut te PS-se Edi Rama. Dy dite me pare Apeli liroi Afrim Kicen te bashkearrestuarin e trete te te afermve Rami.

Arrestimi nje dite para demonstrates

Tre personat e akuzuar nga Prokuroria per pjesemarrje ne kercenimet dhe tentativen e dyshuar per vrasje ndaj Edi Rames u arrestuan me 27 janar nje dite para demonstrates-homazh te Partise Socialiste. Arrestimi i tyre u be mbi bazen e pergjimeve parandaluese te bera nga SHISH-i te cilat sipas ligjit nuk mund te perdoren si prova per sa kohe nuk jane autorizuar nga gjykata.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›