Tentoi te vriste fqinjin, denohet 10 vjet burg
Tirane - Konflikti i pronesise, qe coi edhe ne hedhjen e bombes ne banesen e fqinjit te tij, do t'i kushtoje 10 vjet heqje lirie 45-vjecarit Solli Liko. Vendimi u dha dje nga togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, qe shpallen te pandehurin pergjegjes per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Sipas prokurorise, i pandehuri, ne korrik te vitit 2006, ka tentuar te vrase me bombe Sokrat L., ne fshatin Rukaj te Lushnjes. I demtuari mesohet te kete qene te dera e baneses se tij, nderkohe qe jashte gardhit ndodhej i pandehuri, i cili i ka hedhur lenden plasese dhe me pas eshte larguar. 50-vjecari ka mbetur i plagosur, si pasoje e sulmit dhe eshte derguar menjehere ne spitalin e Lushnjes. Por, pas deshtimit te tentatives se pare, autori eshte kthyer serish brenda disa minutave qe te vrase fqinjin me arme, por edhe kesaj radhe nuk ka dale me sukses. Deshmitari kyc i ketij procesi ishte vete i demtuari, i cili ka ritreguar ngjarjen dhe i eshte pergjigjur pyetjeve te bera edhe nga vete i pandehuri gjate seancave te zhvilluara ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
R.C
R.C