Topi në OKB, merr pjesë në debatin 'për gjendjen ekonomike botërore'
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Nju-Jork, më 17-18 maj.
Në këtë aktivitet të diskutimit të gjendjes ekonomike në botë janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, si dhe drejtues të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare, si të FMN-së, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Tregtisë, etj.
Gjatë debatit të nivelit të lartë të përqëndruar mbi: “Gjendjen ekonomike botërore”, do të trajtohen një sërë tematikash mbi sfidat komplekse makro-ekonomike, me të cilat përballet bota sot si papunësia, borxhi, inflacioni, tregtia dhe investimet, si dhe rregullimi i sektorit financiar.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në kuadër të këtij debati, në të cilën do të përcjellë disa pikëpamje në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike. Presidenti Topi i shoqëruar nga zonja e parë Teuta Topi, u nis sot për në SHBA. Vizita e tij në këtë aktivitet vjen me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser.
(el.me/BalkaNWeb)