E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhëri i Farmacistit, ngelin 50% e të diplomuarve

Tiranë- Niveli i studentëve të diplomuar, si në universitetet private dhe ato shtetërore është tepër i ulët.

Këtë e ka treguar dhe provimi i shtetit që këta persona kanë dhënë sot për pajisjen me Urdhërin Farmacistit dhe më shumë se gjysma kanë ngelur. Shifrat shihen akoma më të larta për universitetet private, ku numri i të dilomuarve ngelës është më tepër se 60% e pjesmarrësve.

Sipas drejtuesve të Urdhërit shkak i këtij niveli mbetet mosfrekuentimi i fakultetit dhe frekuentimi i pjesshëm në mënyrë të jashtëligjshme.

Numri i farmacive në vend është rritur ndjeshëm pasi aktualisht operojnë 2 mijë subjekte dhe kjo e vështirëson akoma më tepër marrjen e Urdhërit të Farmacistit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›