Fier, PS merr kryetarin e Këshillit
Fitues me 53 vota ka dale perfaqesuesi i “Aleances per te ardhmen” Vasillaq Ndreko, perballe 42 votave te kandidatit te “Aleances per qyetarin”, Artur Shehu. Ky rezultat doli pas votimit te pare ku kandidonin dy keshilltare nen siglen e “Aleances per te ardhmen” kundrejt nje keshilltari te mazhorances. Votat e perbashketa mes kandidateve detyruan 96 anetaret e keshillit te qarkut te Fierit te votonin per emrin e kryetarit ne nje raund te dyte. Nderkohe, me heret ne mbledhjen e keshillit te qarkut ka pasur debate te ashpra per mandatet e tre keshilltareve, nese jane te vlefshem.