Thaçi: Do hiqen barrikadat
Ne një interviste për “Zërin e Amerikës”, nga Nju Jorku ku po merr pjese ne punimet e asamblesë se përgjithshme te OKB-së, kreu i qeverise se Prishtinës deklaroi se aksioni i fundit ne veri ka forcuar sovranitetin, ndërsa ka paralajmëruar heqjen e barrikadave serbe. Thaçi nënvizoi se do të ketë shpërbërje të plotë të strukturave paralele në veri të vendit, ndërsa tha se kjo do të arrihet nëpërmjet veprimeve të përbashkëta me faktorin ndërkombëtar.