Zvicra pritet të ndalojë përdorimin e perces
ZVICËR- Pas Francës, Holandës dhe Belgjikës, Zvicra tashmë është në rrugë që të bëhet vendi i katërt në Europë që do të ndalojë perçen, pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran miratoi projektligjin që nuk lejon mbajtjen e kësaj veshje myslimane në vendet publike dhe në transportin publik.
Votimi në Parlament është bërë më 28 shtator, ndërsa për ndalimin e saj kanë votuar 101 deputetë, ndërsa 77 janë shprehur kundër, raporton Kosovapress.
Pas miratimit të projektligjit në Dhomën e Ulët të Parlamentit, tashme i mbetet që ai të miratohet edhe në Dhomën e Lartë për të hyrë në fuqi si ligj. Propozimi për ndalimin e perçes dhe veshjeve te tjera që e mbulojnë fytyrën në vende publike është ngritur nga Oskar Freysinger, politikan i krahut të djathtë të Partisë popullore zvicerane.
“Në kohën kur pasiguria është rritur në rrugët tona, gjithnjë e më shumë njerëz po fshehin fytyrat e tyre pas perçes”,-ka thënë ai, duke shtuar se një gjë e tillë veshtireson identifikimin e këtyre njerëzve dhe shkakton probleme në rast të dhunës ose kontrollit të identitetit.
(e.m/BalkanWeb)