Kontrata e energjisë të mbrojë publikun

Kjo është kërkuar sot nga grupi i biznesit në një konferencë të organizuar në Tiranë, ku merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë si dhe përfaqësues të grupeve të interesit, nga ERE, CEZ.
"Keq furnizimi me energji elektrike, ka shkaktuar dëme të mëdha për konsumatorin. Referuar një studimi të kryer nga ne, gjatë 10-të mujorit të parë të 2010-ës, u raportuan nga 8-të sektorë të industrisë, me rreth 28 milion euro dëme financiare", deklaroi administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Sipas tij, "kontrata e re duhet të mbrojë detyrimisht të drejtat e publikut, si dhe të marri parasysh të drejtat e furnizuesit, në rastin tonë CEZ-shpërndarje, me qëllim që ky i fundit të ketë interesin dhe mundësit e nevojshme financiare për të kryer investimet e domosdoshme, për përmirësimet e pritshme për qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi, e në vazhdim".
Ai bëri të ditur se "deri më sot, CEZ-shpërndarje ka punuar me kontratën e trashëguar nga koha e para privatizimit të kompanisë shpërndarëse të energjisë, peshorja e të cilit anon, qartësisht në dëm të konsumatorëve, duke avantazhuar kompaninë shpërndarëse të energjisë". Takimi i zhvilluar sot, vjen pak javë pas atij të zhvilluar ndërmjet kompanisë shpërndarëse të energjisë CEZ-it dhe ERE-s dhe grupeve të interesit për mbrojtjen e konsumatorit, me qëllim parashtrimin e tre elementëve të rinj, për t’u implementuar në kontratën e re, ndërmjet CEZ dhe ERE-s. /Start/
2011-10-01 15:43