Maqedoni, nis regjistrimi i popullsisë
SHKUP- Në Maqedoni sot në mëngjes filloi regjistrimi i popullsisë që do të zgjasë për 15 ditët e ardhshme.
Operacioni i tillë i numërimit nis pas shumë problemeve dhe mosmarrëveshjeve në kuadër të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, ku pasuan dorëheqjet e kryetares Vesna Janevska dhe para saj dorëheqja e nënkryetarit Abdulmenaf Bexheti dhe një anëtari tjetër shqiptar.
Bexheti arsyetoi largimin për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dështimit siç tha ai në fazën e përgaditjeve, organizimit të regjistrimit. Qeveria ne Shkup mbrëmë emëroi Sllobodanka Gievskën për kryetare të KSHR-së, ndërsa ish-ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani për nënkryetar të këtij komisioni.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarë të ri të këtij komisioni, ndër të cilët edhe ish-udhëheqësi i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, por që tani i radhitur përkrahë BDI.
Mbi 16 mijë regjistrues do të jenë në terren për të kryer procesin e regjistrimit, prej të cilëve rreth 4 mijë janë përfaqësues shqiptarë. Regjistruesit do të shpërndahen nëpër zonat sipas përbërjes së tyre etnike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)