E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtronte se ishte ndërtues, policia në kërkim të 44-vjeçarit



Prezantohej si ndërtues për të marrë para por më pas humbte gjurmët. Kristro Bibia 44-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia e Peqinit pasi akuzohet për veprën penale të “mashtrimit”. Burime nga policia thanë se Bibia i ishte prezantuar Ali Sinanit banor i komunës Pajovë të rrethit të Peqini, si ndërtues duke i premtuar se do ti ndërtonte atij shtëpinë por më parë kërkonte paradhënie një sasi parash prej 180.500 lekë. Sinani, ka besuar plotësisht 44-vjeçarin duke i dhënë dhe shumën e parave. Por pas disa kohësh ai nuk ka rënë më në gjurmët e “ndërtuesit” duke kërkuar ndihmën e policisë. Policia e Peqinit është vënë në kërkim të 44-vjeçarit.

Tiranë

Aksidentet, policia vendos 1602 gjoba, pezullon 11 patenta

Forcat e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve. Sipas të dhënave policore, kë këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Pohohet se masat administrative në total të vendosura numërohen të jenë 1602 me vlerë 1.748 500 lekë dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi. “Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor”, - thuhet në njoftimin përkatës të policisë mbi këtë çështje.

17 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›