Universitetet, bllokohet regjistrimi i kandidatëve për studime në Itali
Maturantët nuk mund të regjistrohen në vend, pa Dëftesë Pjekurie.
Jonida Tashi
Bllokohet regjistrimi i fituesve në universitetet publike të vendit për kandidatët që kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta edhe në Itali. Shkak për këtë problem është bërë mungesa e njërit prej dokumenteve të regjistrimit, që është Dëftesa e Pjekurisë. Sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit, kandidatët që përveç konkurrimit në vend, kanë aplikuar për të vazhduar shkollën e lartë edhe në universitete italiane, nuk mund të regjistrohen në universitetet shqiptare pa dorëzuar Dëftesën origjinale të Pjekurisë. Duke qenë se këtë dokument, maturantët për studime në Itali e kanë depozituar në universitetet italiane, drejtuesit e Arsimit kanë vendosur që regjistrimi i tyre në vend të bëhet duke dorëzuar listën e notave, në mungesë të dëftesës.
Lista
Lajmi për mosregjistrimin e fituesve pa Dëftesë Pjekurie bëhet i ditur nga rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, që është njëkohësisht edhe kryetar i Konferencës së Rektorëve, Jorgan Kaçani. “Nuk mund të regjistrohet asnjë student fitues në universitet me fotokopjen e noteruar të Dëftesës së Pjekurisë. Që të këta student të kryejnë regjistrimin paraprak në universitetet shqiptare, duhet që në vend të këtij dokumenti të paraqesin në sekretaritë e fakulteteve ku janë shpallur fitues listën e notave të firmosur nga drejtoria e shkollës së mesme ku kanë kryer gjimnazin”,- shpjegon rektori i Politeknikut. Lista e notave duhet të jetë e shoqëruar me fotografi, e nënshkruar nga drejtori i shkollës si dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale përkatëse.
Regjistrimi
Ndërsa përsa i përket procesit të regjistrimit, për këtë të fundit, kandidatët fitues në mungesë të pranisë së tyre, për arsye se ndodhen në shtetin fqinj Itali, mund të dërgojnë një të afërm të tyre për t’i regjistruar në degët ku janë shpallur fitues. E gjitha kjo bëhet me qëllim që në rast se një maturant nuk fiton të drejtën për të ndjekur universitetin në Itali, sidomos në degët që kanë konkurs pranimi, t’i jepet mundësia që të vazhdojë shkollën e lartë në Shqipëri. Duke qenë se rezultatet e konkurseve të pranimit për degët e specialiteteve në universitetet italiane dalin në datën 18 shtator, që përkon me ditën e fundit të regjistrimit paraprak në universitetet shqiptare, maturantët duhet të kryejnë këtë regjistrim brenda afatit të vendosur nga MASH-i. Në të kundërt, të gjithë fituesit e universiteteve humbasin të drejtën për të vijuar shkollën e lartë gjatë vitit akademik 2009-2010.
Politekniku nderon me titullin Doktor Honoris Causa Prof. Leonard Barollin
Universiteti Politeknik i Tiranës ka nderuar dje me titullin Doktor Honoris Causa Profesorin Leonard Barolli, një personalitet i shquar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, në mjediset botërore akademike. Prof. Barolli, si student i diplomuar pranë Universitetit Politeknik (ish Universiteti Shtetëror i Tiranës), ka treguar vendosmëri të madhe për të krijuar lidhjet midis Politeknikut dhe universiteteve në Japoni, ku ai punon prej afro 20 vitesh. Në vitin 2000, Prof. Barolli filloi kontaktet e para të bashkëpunimit të ekipeve me profesorë të shquar nga disa universitete me zë në Japoni, me Universitetin Politeknik të Tiranës. Ndërsa në vitet 2002 deri 2008 janë realizuar vizitat e disa profesorëve të universiteteve japoneze, të cilat krijuan mundësinë e bashkëpunimit për të mbështetur kërkimin shkencor me studentët më të mirë dhe me pedagogët tanë të rinj për studimet e doktoratës. Në sajë të kontributit të Prof. Barollit është bërë e mundur mbështetja me pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare të IEEE (International Electrical and Electronic Engineering) në Angli, Austri, Spanjë, Japoni, etj., të pedagogëve të Politeknikut.
17 Shtator 2009