Mashtruan me kreditë, gjykim i shkurtuar për 8 të pandehurit
Tiranë- Gjykim i shkurtuar do të jetë procedura që do të ndiqet nga Gjykata e Tiranës për tetë të pandehurit e operacionit "Kredia e Keqe", të akuzuar për mashtrime me kartat e kreditit.
Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u pranua kërkesa e mbrojtjes së të pandehurve. Për këtë çështje janë në proces hetimi; Taip Çelaj, 26-vjeç, ish oficer i kredisë pranë një banke; Sotiraq Vito, 42-vjeç; Mahmut Barziu, 40-vjeç; Blendi Sharra, 32-vjeç; Arben Beqiri, 40-vjeç; Astrit Graceni, 66-vjeç; Luan Gjika, 47-vjeç dhe Selman Mici, 44-vjeç.
Sipas burimeve nga gjykata, në seancat në vijim, pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet përfundimtare të hetimit për procesin në ngarkim të këtyre shtetasve.
Arrestimi i tyre u krye në janar të këtij viti, gjatë operacionit policor "Kredia e Keqe",me akuzat: "mashtrim më shumë së një herë" dhe "falsifikim të dokumentave".
Sipas të dhënave hetimore, personat e lartëpërmendurnë bashkepunim me njëri-tjetrin, dyshohet, se kanë kryer veprime të kundraligjshme për paisjen të individëve të ndryshëm në disa qytete të vendit me kredi bankare, pranë një banke të nivelit të dytë, në shuma të konsiderueshme.