E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben vazhdon në Bayern

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben do të nënshkruajë kontratë të re me klubin deri në vitin 2015, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Marrëveshja e tanishme e mesfushorit holandez me gjigantin bavarez është e paraparë të skadojë në verën e vitit 2013 por Bild ka raportuar të hënën se Robben është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Arena.

28 vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të sezonit duke treguar edhe vazhdimësi të mirë që i kishte munguar në të kaluarën. Robben pritet të shtojë dy vite në kontratën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›