E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masimo Morati: Barça, të sfidoj!

Champions

Një duartrokitje për Interin e Moskës dhe një falënderim për Murinjon. Masimo Morati është shumë i kënaqur dhe deklaron se “Murinjo e ka përgatitur sfidën në mënyrën më perfekte”. Tani është përballë Barcelona. Morati i referohet dashurisë së tij të vjetër për argjentinasin Lionel Mesi. Ai gjithnjë i ka kërkuar Laportës blerjen e Mesit dhe është në “pole position” nëse një ditë “Pleshti” do të largohej nga Kamp Nou. Por gjysmëfinalen e shikon “të vështirë, por tërheqëse. Të gjithë lojtarët tanë dëshirojnë revanshin”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›