E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Barcelona, do të mungojë Kaka

“El Classico”

Kaka nuk do të luajë në sfidën kundër rivales historike, Barcelonës, të programuar për të shtunën në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Sikurse ka bërë të ditur dje e përditshmja sportive spanjolle “As”, kur duhen edhe tri ditë nga supersfida e “La Liga”-s, mesfushori brazilian i Realit të Madridit ndjen akoma dhimbje në këmbën e majtë dhe vuan nga një problem i përsëritur në pulpë. Edhe nëse do të duhej të futej në listën e të grumbulluarve, duket e pamundur të hipotetizohet që Kaka ta nisë lojën nga minuta e parë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›