E merituam, edhe pse nuk luajtëm mirë
Vllaznia nuk zhvilloi një lojë të mirë, megjithatë duke i marrë në tërësi të dyja ndeshjet, e meritoi kualifikimin. I këtij vendimi ishte trajneri i shkodranëve, Edi Martini, pas fitores 2-0 ndaj Teutës. “Në fillim ishim të tensionuar dhe kjo u pa qartë në fushë. Në 45 minutat e dyta na u rikthyer qetësia. Jam shumë i kënaqur që e arritëm këtë gjë, megjithatë për momentin, dhe ta shijojmë këtë kualifikim për të filluar të mendojmë për ndeshjen e kampionatit me Dinamon”. Më pas komplimentet e Martinit shkojnë për Haxhibuliç: “është një lojtar shumë i mirë dhe vërtet që ai ka shënuar pak gola me ne, por gjithnjë është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në fushë. Goli i tij na ktheu qetësinë dhe besimin se mund t’ia dalim. Falënderoj tifozët”.
#