Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet
Ne dokumentin final për zgjedhjet, vëzhguesit e ODIHR ndalen te situata e krijuar ne Tirane, aty ku theksohet se një vendim i KQZ për numërimin e votave te hedhura ne kutitë e gabuara, i marre ne mungese te bazës ligjore, e futi edhe Kolegjin zgjedhor ne një pozite ku s’mund te gjykonte ne kushte te tilla. Ndërsa vlerësohet se zgjedhjet ishin transparente, theksohet se procesi i numërimit ishte i ngadalte dhe ne disa raste i shoqëruar me parregullsi. Gjithashtu konstatohet se KQZ veproi si një organ i ndare ne baza partiake dhe me njëanshmëri te theksuar, ndërsa procesi i apelimit nuk i adresoi ne mënyrën e duhur problemet e ngritura. “Zgjedhjet u mbajtën ne përputhje me rregullat e OSBE-se dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin vendas. Veprimet e kundërshtueshme te ndërmarra pas zgjedhjeve nga KQZ-se për përcaktimin e rezultatit për Tiranen, edhe pse u rrezuan pjesërisht nga kolegji zgjedhor, vunë ne loje besueshmërinë e KQZ-se si një organ i paanshëm dhe i pavarur. Sa i përket zgjedhjeve bashkiake te tiranes, KQZ u përballë me një situate te paqarte ligjore dhe një ambient te tensionuar politik. KQZ-ja mund te kishte zgjedhur publikimin e rezultatit te tiranes, te dhënë nga KZAZ-te dhe me pas te merrej me apelimin për votat e hedhura gabim. Por fakti se shumica e anëtarëve te KQZ-se zgjodhën numërimin e disa prej votave te hedhura gabim, pas njohjes me rezultatin paraprak, ne mënyrë jo konsensuale dhe pa marre një vendim, qe mund te ishte apeluar ne kolegjin zgjedhor, krijoi perceptimin se po vepronte ne favor te shumicës.” Ndërkohë, ne dokumentin e ODIHR theksohet se vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor, qe vulosi përfundimisht fitoren e Bashes, ai që nuk pranoi kërkesën e opozitës për mospërputhjen e votave me numrin e votuesve, është kontradiktor. Sipas ODIHR, PS ishte brenda afateve për të bërë ankimimin për shkak se ishte vetë Kolegji që kishte rrëzuar vendimin e KQZ.“Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ për të mos shqyrtuar në thellësi ankesën e PS. Ai vendosi se afati treditor gjatë të cilit subjektet zgjedhore mund të kërkojnë pavlefshmërinë nis kur KQZ shpalli rezultatet më 23 maj me vendimin 711. Megjithatë, vendimi bie në kontradiktë me një vendim të mëparshëm të Kolegjit Zgjedhor për të anuluar vendimin e KQZ numër 711.” Raporti thekson se fushata, por edhe zgjedhjet u zhvilluan ne një klime te polarizuar dhe mosbesimi mes mazhorances dhe opozitës, qe solli ndikim negativ ne proces, pas krizës politike dhe përleshjeve te dhunshme te 21 janarit qe rezultuan me 4 te vdekur. Ashtu si ne zgjedhjet e mëparshme, partitë nuk kryen detyrimet e tyre elektoral, duke ndikuar negativisht ne proces, theksojnë vëzhguesit e ODIHR. Ne fund, raporti me 36 faqe përmban 27 rekomandime, nga te cilat apelohet qe 9 prej tyre duhet te adresohen ne mënyrë urgjente, me vullnetin e te dyja palëve politike, por edhe me pjesëmarrjen e shoqërisë civile.