Maskat grabisin karburantin "Alpet"
Nderrimi i viteve ka sjelle "sukses" per hajdutet dhe grabitesit e maskuar ne Tirane. Vetem ne tri dite jane shenuar gjashte vjedhje e grabitje te ndryshme, ndersa vetem dy persona kane rene ne pranga. Ngjarja me e rende, e ndodhur rreth ores 03:15 te dates 31 dhjetor, eshte grabitja me maska e karburantit "Alpet" ne Kashar, prane autostrades Tirane-Vore. Punonjesit e pikes denoncuan ne policine e Tiranes se dy persona te maskuar e me arme tip pistolete, i kane kercenuar duke marre xhiron ditore prej 100 mije lekesh. Po kete dite, persona te paidentifikuar kane vjedhur me dhune banesat e Dylbera G., 53 vjece dhe Klarita S., 44 vjece, ku kane marre shumen prej 7485 leke si dhe 100 dollare. Ne komisariatin nr. 4, Kamber D., 54 vjec, ka denoncuar se i eshte vjedhur shuma prej 400 mije lekesh ne automjetin e tij tip "Mitsubishi" ne diten e fundit te vitit 2007. Nderkohe qe, nderrimi i viteve eshte shoqeruar me vjedhje te ndryshme ne kryeqytet. Keshtu, rreth ores 02:00 te dates 1 janar 2008, ne rrugen "Lord Bajroni", nepermjet thyerjeve eshte vjedhur banesa e Thanas A., 80 vjec, te cilit i eshte marre shuma prej 20 mije lekesh dhe disa sende ushqimore. Ne te njejtin moment, ne rrugen "Muhamet Gjollesha", ne lokalin e Gezim A., eshte vjedhur gjeneratori. Nje dite me vone, policia ka vene ne pranga dy bashkemoshatare, te dyshuar si autore te vjedhjes me dhune te nje te mituri 17-vjecar. Keshtu, ne pranga kane rene Zaim Tanushi dhe Emin Mataj, 21 vjec, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, akuzohen se ne kryqezimin e bulevardit "Zogu i I", ne rrugen "Fortuzi", i kane marre me dhune 2800 leke Erind K., qe ka bere dhe denoncimin ne komisariat.
R.C