E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kap Harushen, kerkohej per vrasje

Nje shqiptar i kerkuar per vrasje nga Interpol Tirana, eshte arrestuar ne kufirin kanadezo-amerikan javen e kaluar. Mediat ne SHBA publikuan lajmin se Ndue Harusha ishte kapur nga autoritetet doganore ne tunelin e Windsor-Detroit me 27 dhjetor, ndersa eshte shoqeruar menjehere ne nje spital aty afer, ku dhe iu nenshtrua nje seance te gjate pyetjesh nga agjentet. Policia e SHBA-ve beri te ditur se Harusha fshihej ne kete vend per t'i shpetuar arrestimit, pasi ishte shpallur ne kerkim nga Interpoli per akuzen e vrasjes, tentatives se vrasjes dhe mbajtje te armeve pa leje. Kerkimi ishte bere nga autoritetet shqiptare qe prej vitit 1996. Mesohet se shqiptari tentonte te kalonte kufirin kanadezo-amerikan, nderkohe qe per shume vite i kishte shpetuar drejtesise shqiptare. Per te zbuluar identitetin e tij te vertete, agjentet e kane marre per ore te tera ne pyetje ne ambientet e nje spitali ne Detroit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›