Ivanoviç: Votimi i serbëve, një zgjidhje e keqe
Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, thotë se Beogradi zyrtar duket sikur nuk e ka patur një porosi të qartë dhe kujdes të veçantë për serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Në një intervistë me BBC, Ivanoviç tha se zgjedhjet lokale janë një zgjidhje e keqe për serbët, meqë sipas tij, ekziston rreziku i krijimit të dy pushteteve në nivel lokal në vendbanimet me shumicë serbe, të krijuara nga Prishtina dhe Beogradi.
Ivanoviq tha se serbët e Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë, siç vlerësoi, të vetmuar pa ndonjë mbështetje nga Beogradi zyrtar.
Ai i vlerësoi zgjedhjet në Kosovë si të qeta, me pak incidente, megjithëse sipas tij, rajoni i Kosovës është i njohur për, siç tha, tensione politike.