E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin një shtetas, policia arreston të dyshuarit

Policia lokale bëri me dije se dy persona të maskuar dhe me pistoletë e me thikë, kanë ndaluar një shtetas, duke i marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga puna e bërë nga oficerët e Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar. Policia tha se janë arrestuar Satedin Hari Islamaj, 20-vjeç, banues në Drashovicë dhe E. A., 17-vjec, banues në Drashovicë.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj tyre u gjetën lekët e grabitura si dhe një pistoletë imituese me të cilën personat kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe më pas e kishin hedhur anës rrugës mbas kryerjes së grabitjes. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj këtyre shtetasve u krye arrestimi në flagrancë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhje me armë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. /Start/

                                                                                             2011-11-09 12:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›