Maskat plagosin dy persona

Pejë, 6 gusht - Dy persona nga fshati Raushiq i Pejës janë plagosur me armë zjarri nga njerëz që dyshohet se ishin të maskuar. Plagosja e tyre ka ngjarë të enjten, pak para mesnatës. “Viktimat, Jashar SH. dhe Kujtim Sh. nga fshati Raushiq, punëtorë të pompës së benzinës “Endi”, janë plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar se ishin të maskuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra.
Ai ka treguar se Jashari dhe Kujtimi pasi kishin përfunduar orarin e punës, rreth orës 23.00 të së enjtes, në rrugën e fshatit të tyre, derisa po ktheheshin në shtëpi, kishin hasur në pengesa të vendosura në rrugë. “Dy viktimat kanë ndalur veturën dhe kanë dalë jashtë për të zhbllokuar rrugën. Papritmas ata janë sulmuar dhe me këtë rast kanë marrë edhe plagë”, ka thënë Ibra, duke shtuar se të dytë ende ndodhen për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ibra nuk ka treguar nëse viktimat janë plaçkitur dhe as për ndonjë motiv të mundshëm
të kësaj ngjarjeje. “Policia për Krime të rënda është duke hetuar rastin”, ka thënë ai.
Fshati Raushiq dhe disa të tjerë përreth tij ka kohë që janë nën presion të njerëzve të maskuar. Policia ka raportuar për tri raste të ngjashme në këta muajt e fundit.