Në Kosovë pesë persona humbin jetën në aksidente gjatë 24 orëve

Prishtinë, 7 gusht - Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit janë regjistruar pesë aksidente me fatalitet dhe 19 me lëndime trupore, në të cilat pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa Policia e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masave për të gjithë kundërvajtësit në komunikacionin rrugor e në veçanti për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, raporton KosovaLive.
Sipas burimeve nga policia, mbrëmë rreth orës 23:25, në rrugën magjistrale afër Liqenit të Badovcit një person me veturën e tij civile duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka dalë nga rruga e ka rënë në greminë dhe ka humbur jetën.
Aksidenti tjetër është regjistruar dje rreth orës 02:00 në fshatin Vlashnje të Prizrenit ku janë ndeshur një veturë civile e një autobus dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën një femër.
Në fshatin Radivojc të Gjilanit dje rreth orës 17:00 një person që ngiste motoçikletën humb jetën pas përplasjes me një veturë civile.
Në fshatin Kushtovë të Mitrovicës një person ka humbur jetën, mbrëmë rreth orës 22:30 pas aksidentit ndërmjet një veture civile dhe një kamioni transportues.
Ndërkaq, në një aksident në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit një person ishte lënduar rëndë dhe si pasojë e këtyre lëndimeve ka ndërruar jetë dje rreth orës 10:00 në QKUK të Prishtinë.
Policia e Kosovës, duke vërejtur këtë numër të aksidenteve brenda 24 orëve, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara me ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor, sepse moszbatimi i tyre për fat të keq po paguhet me jetë.
Nga ana tjetër, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të PK-së do të ashpërsojnë masat e gjobitjes e kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit të cilët nuk e respektojnë në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja.
Policia paralajmëron se do të shtojë pikat e kontrollit të njësiteve të trafikut dhe të gjithë pjesëmarrësit që nuk i respektojnë dispozitat e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor do të gjobiten e në raste të caktuara siç është e paraparë edhe me ligj do të merren edhe masa të tjera.