Cigaret kontrabandë në bidonë detergjentesh

Romë, 7 gusht - Më tepër se dy tonë cigare kontrabandë me prejardhje nga Moldavia janë sekuestruar sot nga policia financiare italiane. Cigaret kontrabandë, me vlerë 600 mijë euro, ishin fshehur në bidonë detergjentesh larës.
Cigaret u ndaluan në momentin kur po shkarkoheshin nga një kamion që vinte nga Greqia, në një depo të provincës qendrore italiane të Peruxhas. Në pranga përfunduan katër shtetas moldavë. Sipas policisë, rrjeti kontrabandë i përbërë nga shtetas moldavë operon me sasi të mëdha cigaresh drejt Evropës.