E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIA reagon: Ferrari eshte keqinformuar

Sipas FIA-s, bordi i Ferrarit eshte keqinformuar pasi skuderive u jane ofruar tre zgjedhje te mundshme.

FIA ka reaguar menjehere pas kercenimit te Ferrarit per nje largim te mundshem nga Formula 1 nese aplikohet projekti per reduktimin e motorreve.

“Mesa duket bordi i Ferrarit eshte keqinformuar. FIA u ka ofruar skuderive tre zgjedhje te mundshme. Nje prej tyre eshte aplikimi i nje motorri standart dhe nje tjeter eshte furnizimi i nje motorri te garantuar nga ana e konstruktoreve per skuderite vartese deri ne 5 milione euro”, thuhet ne komunikaten e FIA-s.

Ne kete deklarate, institucioni me i larte i automobilizmit jep dy opsionet per reduktimin e kostove, por nuk permend asnje fjale per opsionin e trete. “FIA eshte e kenaqur me arritjet financiare te Ferrarit dhe shpresojme te mbaje kete nivel. Nese nuk do vandoset per asnje prej 3 opsioneve, FIA do kerkoje te pergatise nje kampionat te besueshem si per pilotet ashtu edhe per konstruktoret”, theksohet ne komunikate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›