Massa sulmon ekipet e reja

Ngasësi i Ferrarit, Felipe Massa frikësohet se ritmi i ngadalshëm i ekipeve të reja në Formula 1 mund të jetë rrezik për bolidet tjera. Kampionati 2010 do të sjellë tri ekipe të reja – Virgin, Lotus dhe Hispania Racing.
Virgin dhe Lotus përfunduan në fund të tabelës së rezultateve në testet para sezonit të ri, ndërsa Hispania – fillimisht e quajtur Campos Meta – ende nuk ka bërë asnjë xhiro me bolidin e ri. Massa është i brengosur në shkallë të përgjithshme nga mungesa e ritmit të ekipeve debutuese. “Shpresoj që ata të mos sjellin rrezik”, tha ai për të përditshmen italiane Corriere della Sera.
“Janë gjashtë ose shtatë ekipe një sekondë më të ngadalshme, ndërsa këto ekipe janë katër sekonda më prapa. Nuk është mirë për sportin dhe nuk është mirë për ta: është sikur kemi dy seri të ndryshme. Ata do të vuajnë, por do të vuajmë edhe ne kur t’i kemi përpara nesh në kualifikime”, shtoi ai.
Ngasësi brazilian është kthyer në Ferrari pasi mungoi në pjesën e dytë të sezonit për shkak të një lëndimi në kokë gjatë kualifikimeve në Hungari. “Ka shumë ekipe konkurrente: Red Bull, McLaren, Mercedes, ndoshta Williams. Sigurisht, edhe ne jemi aty”, përfundoi ai.