Ronaldinho beson në kualifikim

Ronaldinho beson se Milan mund ta eliminojë Manchester Unitedin dhe të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Rossonerët synojnë të rikthejnë disavantazhin 3-2 nga ndeshja e parë, kur do të udhëtojnë në Old Trafford të mërkurën. Pavarësisht disavantazhit, Ronaldinho beson se Milan mund të kalojë në rrethin tjetër të garës.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne, por asgjë nuk është e pamundur”, tha ai për UEFA.com. “Mendoj se do të jetë takim shumë i mirë. Na duhet një rezultat pozitiv, andaj synojmë të fitojmë. Posedojmë kualitetet e nevojshme për të zhvilluar një ndeshje të madhe”, shtoi ai.
Ronaldinho mbështetet në famën e Milanit në Ligën e Kampionëve për kalimin në çerekfinale. “Milan ka traditë të fuqishme në Ligën e Kampionëve dhe kur luajmë në këtë garë, shfaqet Milani i vërtetë. Kur kam luajtur për Barcelonën, ne u takuam me Milanin, andaj e di se si do të ndihet kundërshtari. Ata do të jenë të vetëdijshëm se përballen me një ekip i fortë”, përfundoi ai.