E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massimo Ranieri i shpreh Kryeministrit vlerësimet për mikpritjen dhe nivelin e Operas shqiptare

Kryeministri Berisha mirëpriti sot në zyrën e tij këngëtarin e mirënjohur italian Massimo Ranieri, i cili ndodhet në Tiranë me rastin e vënies sot në mbrëmje në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të operas Traviata.

Zoti Ranieri i shprehu Kryeministrit konsideratën për mikpritjen shqiptare, duke theksuar se ndjehet shumë mirë në Shqipëri. Ai shprehu gjithashtu vlerësimet për nivelin e lartë të Operas shqiptare, sikundër edhe vlerësimet për bashkëpunimin e shkëlqyer me kolegët shqiptare.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që zoti Ranieri ndodhej në Shqipëri dhe e falënderoi që zgjodhi Operan shqiptare për të bashkëpunuar. Në Shqipëri janë me qindra e mijëra dashamirës të muzikës suaj, një ndër të cilët jam edhe unë, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›