"Mazhoranca lokale, PD-LSI s'duhet te perdoret per bllokim te vendoreve"
Mazhorancat e reja ne keshillat e qyteteve dhe komunave, te ardhura si pasoje e koalicionit te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, nuk duhen te perdoren per bllokimin e pushtetit vendor. Kjo ishte thirrja qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, duke theksuar se ky eshte nje realitet i ri, te cilin e sollen zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Berishes, keto mazhoranca te krijuara duhet te perdoreshin vetem per te miren e qytetareve dhe per t'iu krijuar atyre me shume lehtesi. "Qellimi i kryeministrit dhe i mazhorances, eshte qe zgjedhja per krijimin e mazhorancave te reja te mos mendohet se mund te perdoret per bllokimin e pushtetit vendor. Mazhorancen ta perdorim per nje shkalle shume me te larte pergjegjesie, ndaj qytetarit, per te mbushur sa me mire kerkesat e tyre", porositi dje kryeministri. Sipas kreut te qeverise, ishte e nevojshme qe keshillat bashkiake te miratonin me konsensus te plote buxhetin vjetor, duke qene ky nje nga ligjet me te rendesishem qe ata menaxhojne. "Nje thirrje imja, po kaq miqesore, ndaj kryetareve te bashkive dhe te komunave qe kane rene ne minorance, eshte te kuptojne se buxheti duhet te vendoset mbi bazen e nje dialogu dhe kompromisi, mbi bazen e qeverisjes vendore, sepse ky eshte nje rregull i demokracise boterore dhe nuk eshte vetem i Shqiperise", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, buxhetet duhet te diskutoheshin me kujdes, duke pasur ne mend pergjegjesine per qytetarin dhe duke perdorur edhe sensin e kompromisit. Kryeministri theksoi se gjetja e konsensusit eshte e nevojshme per nje qeverisje sa me te mire te qytetareve, nga strukturat e pushtetit vendor.