Nano: Edi Rama, gabimisht ne politike
Analisti Mustafa Nano, i njohur ne vite si nje nder perkrahesit e flakte te kryesocialistit Edi Rama, ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin "Arena" ne Planet Tv, thote se nuk ka besim tek Rama si politikan. "Une nuk kam simpati per Ramen politikan dhe per here te pare po e them kete", - pohon z.Nano
Ju shume shpejt rinisni emisionin tuaj Déjà vu ne nje ekran tjeter, jo ne Top Channel, por ne Ora News? Te gjithe pyesin, perse u larguat nga Top Channel dhe perse perzgjodhet kete tv per kete rinisur emisionin tuaj?
Me TCH biseduam per kete gje, por ne momentin e fundit kishte nje moskuptim, i cili lindi edhe ne rrethanat kur ky tv po ben nje zhvendosje nga Piramida diku tjeter. Nuk ka ndonje arsye tjeter, marredheniet e mia me kete tv jane shume te mira, une TCH e dua, eshte nje nga pak gjerat qe dua ne Shqiperi dhe qe me jep nje inspirim te mire.
Edhe ata te duan?
Besoj qe edhe ata duhet te kene nje lloj stime per mua. Nje bashkepunim i ardhshem mes meje dhe TCH do te qe shume e lehte per mua, ose keshtu besoj une. Nuk ka ndonje ndarje dramatike mes meje dhe tyre.
Marredheniet tuaja me Edi Ramen?
Une nuk kam simpati per Ramen politikan dhe per here te pare po e them kete. Une nuk kam simpati per Ramen politikan dhe per here te pare po e them kete. Nuk kam as besim tek Rama politikan. Ne pikepamje humane ai me pelqen shume, dhe si politikan mund ta kisha shume mik. Por Rama eshte ne politike dhe eshte kreu i PS dhe gara behet mes Rames dhe Berishes. Ndaj mes ketyre te dyve une zgjedhjen e kam shume te kollajte dhe zgjedh Ramen. Edhe pse thashe qe nuk kam simpati dhe besim tek ai si politikan. Une nuk po flas per zgjedhjen time te radhes per voten e 2013 ketu. Ndonjehere mendoj se Rama eshte gabimisht ne kete pune, mund te ishte bere nje piktor dhe publicist shume i mire. Qe kur eshte bere kryetar i PS ai nuk eshte me bizzar dhe ngjan njesoj me te tjeret. Tani ai e ka humbur ate dellin kreativ qe ka pasur me pare edhe pse une them duke e njohur qe e ka ende brenda tij kete dell kreativ. Eshte nje nga pak gjerat qe e dallon Ramen nga te tjeret.
Pak dite me pare gjate nje interviste ne kete studio, nje nga figurat me te rendesishme te Partise Socialiste, Z. Pandeli Majko deklaroi se Rama do te jete me i mire kryeminister sesa kryetar partie? A shkon kjo me kete qe ju thate?
Po, ndoshta eshte e njejta gje. Une jam i sigurt qe si kryetar i PS nuk eshte ndonje gje, ne raport me pritshmerite e mia. Nese me kerkon te them nese ka ndonje me te mire brenda PS, mund te them qe ka nja dy tre figura por ...
Mos e ke fjalen per Erion Veliajn?
Jo nuk e kam fjalen per te sepse Veliajt do t'i duhet kohe qe jete socialist sepse eshte ende i ri. Vleresimin per Ramen e jap mbi bazen e nje standardi personal qe kam une, ashtu sic jap edhe vleresimin per Berishen. Une i qendroj mendimit qe Rama nuk eshte nje politikan institktiv dhe si duket, paguan taksen qe artisti i paguan politikanit. Ai eshte shume artist per te qene politikan. Ndoshta si kryeminister ai mund te jete me i mire, une mendoj si Majko, kuptohet nese zgjidhet.
Beson se PS do te fitoje zgjedhjet ne 2013?
Une besoj dhe uroj qe ndodhe keshtu, por jo qe Rama te behet kryeminister, por qe te ndodhe ndryshimi.
Por nese fiton PS ai do te jete kryeminister.
Nuk eshte ky qellimi im. Qellimi im eshte qe ndodhe ndryshimi.
Si ta kuptojme kete qe nuk eshte qellimi yt. Sepse nese do te ike Berisha, Rama do te behet kryeminister.
Kjo eshte nje konsekuence e asaj qe une dua te ndodhe, pra e ndryshimit, sepse kryeminister mund te behet edhe Majko vete, qe ka thene ate fraze. Rama ka akoma per te bere dhe une mendoj se ai nuk e ka demonstruar ende veten dhe sigurisht qe mund te beje gjera edhe me te keqija se keto qe ka bere, por postin e kryeministrit ende nuk e ka pasur, edhe pse kjo eshte nje teze shume budallaqe. Kjo eshte nje teze e atyre qe jane te dashuruar me Ramen dhe duke mos gjetur argumente te tjera thone te provojme njehere si kryeminister.
Jeni shprehur se i urreni zyrat. Nese nje dite Rama do t'ju jepte ndonje post ju do ta pranoni?
Jo nuk do ta pranoja, edhe pse kane bere deklarata te tilla disa te tjere dhe me pas kane pranuar.
Tani qe kane kaluar disa kohe, a mendoni se keni tepruar me Artan Hoxhen ne nje deklarim tuajin kur ai ishte kandidat per president dhe u pranua kandidatura e tij?
Ne ligjerimin televiziv, njihen situata kur ne studio televizive te ndryshme, ne Shqiperi dhe kudo behen denoncime te forta me nje gjuhe te pakontrolluar, me emocione shume te forta, dhe ky ishte rasti im aty. Une kam nje mendim te caktuar per Artan Hoxhen dhe ishte kontrasti shume i forte dhe mua me shokoi kontrasti shume i forte i mendimit tim per Artan Hoxhen dhe asaj qe po ndodhte. Ky lloj kontrasti me coi ne nje gjendje te eksituar. Keto situata mua nuk me bejne krenar.
Kjo do te thote qe jeni penduar?
Penduar eshte fjale e madhe por nuk jam krenar dhe nese nuk do ta beja nuk do te ishte keq.
Artan Hoxha ne nje shkrim shpjegon pozicionin e tij dhe thote se gjithcka ishte e organizuar.
Lidhur me historine qe ka pasur Artan Hoxha me sigurimin e shtetit, une nuk jam marre asnjehere me keto histori dhe per kete me vjen turp, pasi per here te pare une kerkoja te s'kualifikoja dike, apo ta turperoja mbi bazen e nje historie te tille.
A mendoni se jeni naiv?
Kete gje ma kane thene shume veta, dhe duke qene se e thone shume merret si e vertete. Megjithate une mendoj se e kane te gjithe gabim.