E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle, Rames: PS te mos bllokoje reformat

Komisioneri i Zgjerimit ne Komisionin Europian, Stefan Fyle, ka kerkuar dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe opozita te mos bllokoje reformat qe lidhen me integrimin e vendit ne BE. Ne takimin e zhvilluar dje ne Bruksel, komisionari ka vleresuar votimin e imuniteteve dhe ka kerkuar vazhdimin e konsensusit. Zyra e shtypit e PS-se njofton se ne takim kreu i PS-se ka kerkuar marrjen e statusit te vendit kandidat ne kete vit jubilar te 100-vjetorit te Pavaresise. Megjithate, ai ka theksuar se marrja e statusit eshte nje merite qe u duhet dhene shqiptareve, pasi, sic shprehet Rama, Shqiperia reale eshte larg standardeve te BE. "Shqiperia reale e standardeve europiane eshte ende larg. Por, gjithsesi mendoj qe shqiptaret, qytetaret shqiptare, pavaresisht nese jane te majte ose te djathte, nuk meritojne te ndeshkohen per te treten here radhazi per shkak te keqqeverisjes dhe te detyrave te paplotesuara te shtepise ndaj tyre nga ana e qeverise qe nuk u ben te mundur nje Shqiperi te standardeve europiane ne jeten e tyre te perditshme", - ka deklaruar kreu i PS-se. Kreu i PS-se ka shtuar ne fjalen e tij se shqiptaret nuk meritojne te ndeshkohen per here te trete "per shkak te nje qeverie qe ka deshtuar dhe te detyrave te paplotesuara te shtepise nga kjo qeverisje". Duke folur per viziten ne Bruksel, Rama u shpreh se delegacioni i PS-se ndodhet atje per te bere avokatine e Shqiperise dhe duke percjelle mesazhet e opozites. "Ne kemi ardhur ketu per te bere avokatin e mire te vendit tone. Duke sjelle nje qendrim dhe nje mesazh shume te qarte nga ana opozites shqiptare qe, sipas nesh, qeveria nuk e meriton, po shqiptaret e meritojne mbeshtetjen e Komisionit Europian me propozimin per statusin e kandidatit", - ka deklaruar kreu i PS-se. Nderkohe, Komisioneri Fyle ka deklaruar gjate diteve te fundit se Shqiperia ka kohe deri ne tetor per te permbushur rekomandimet e BE-se per marrjen e statusit kandidat. Ne kete menyre ka kerkuar nga mazhoranca dhe opozita qe te gjejne gjuhen e bashkepunimit per reformat.

Deklarata

"Shqiperia reale e standardeve europiane eshte ende larg. Por, gjithsesi mendoj qe shqiptaret, qytetaret shqiptare, pavaresisht nese jane te majte ose te djathte, nuk meritojne te ndeshkohen per te treten here radhazi per shkak te keqqeverisjes dhe te detyrave te paplotesuara te shtepise ndaj tyre nga ana e qeverise qe nuk u ben te mundur nje Shqiperi te standardeve europiane ne jeten e tyre te perditshme", - ka deklaruar kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›