E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat, sa ju kushton te avanconi studimet Luljeta Ndoka

Per te gjithe ata qe kane kryer studimet 3-vjecare dhe qe duan qe te avancojne me studimet e tyre, duke kryer ciklin e dyte te studimeve, njohur ndryshe master, tarifat jane me te larta se sa ne ciklin e dyte, por sidoqofte, me te uleta se kostoja reale e tyre. Sipas vendimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, pagesa e tarifes se shkollimit llogaritet me kredite. Keshtu, per te gjithe llojet e masterave pagesa per nje kredit eshte 757 leke dhe duke qene se viti akademik duhet te kete 90 kredite, atehere i bie qe pagesa do te jete 68 130 leke. Ne fakt, kjo shifer vlen per masterat profesionale, te cilet zgjasin nje vit akademik, pasi per masterat shkencore, te cilet zgjasin dy vjet, pagesa ndryshon, pasi ndryshon edhe numri i krediteve qe duhen marre. Gjithashtu, vendimi i keshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, percakton se edhe masterat profesionale me kohe te pjesshme, kane po te njejten vlere monetare. Kesisoj, per masterat profesionale me kohe te pjesshme, nje kredit kushton gjithashtu, 757 leke ndersa ne total, vlera e masterit profesional shkon 68 130 leke te rinj. Ndersa vendimi i dates 16 gusht te ketij viti, percakton se tarifat e "Master i Shkencave" / "Master i Arteve te Bukura" percakton se vlera e nje krediti eshte i ndryshem nga njeri program studimi ne tjetrin. Keshtu, ne Universitetin e Tiranes, ne deget qe ofron Fakulteti i Historise dhe Filologjise pagesa per nje kredit eshte 1040 leke, me perjashtim te programit te studimi "Arkeologji" dhe "Gjeografi", ku pagesa per nje kredit eshte 1560 leke. Ne fakt, nga njeri program studimi ne tjetren ka shume ndryshime. Ne total, te kryesh master shkencor ne deget si Marredhenie Nderkombetare, Histori, apo Studime Letrare, kostoja e nje masteri eshte 124 mije leke, ndersa te kryesh nje master ne deget e Shkencave Sociale, tarifa e masterit eshte 156 mije leke. Sa u perket degeve te Fakultetit te Ekonomise, ne te cilat kryhen studime te ciklit te dyte me kohe te plote, vlera e masterit eshte 174 mije leke. Masterat per Inxhinierite shkojne afersisht 137 mije leke, ndersa ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, ato shkojne 149 mije leke. Sa u perket kuotave, sivjet ka pasur nje rritje te ndjeshme te tyre. Keshtu, ne total jane rreth 18 mije kuota per mastera profesionale dhe shkencore, te cilet do te shperndahen ne te gjitha universitetet e vendit per vitin akademik 2012-2013. Keshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e 9658 kuotave per master profesional me kohe te plote, si dhe 8276 kuota per "Master i Shkencave"/ "Master i Arteve te Bukura". Cdo program studimi i ciklit te dyte me kohe te plote, funksionon ne vitin e pare, per vitin akademik 2012-2013, ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.

Disa nga tarifat e masterave:

Masterat profesionale

Per te gjitha programet e studimit, 68 130 leke

Masterat Shkencore:

Deget e Filologjikut 124 mije leke

"Arkeologji" 137 mije leke

"Gjeografi", 137 mije leke

Marredhenie Nderkombetare 124 mije leke

Histori 124 mije leke 124 mije leke

Studime Letrare 124 mije leke

Deget e Shkencave Sociale 156 mije leke

Deget e Ekonomikut 174 mije leke

Inxhinierite e Politeknikut 137 mije leke

Masterat ne UBT 149 mije leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›