E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masteri kriter për mbajtjen e vendit të punës

23/01/2012  Emërimet në arsim

Të diplomuarit në mësuesi pas vitit 2011, për të siguruar një vend pune në arsim, duhet të kenë mbaruar detyrimisht ciklin e studimeve “master”. Ky është një ndër kriteret bazë të përcaktuara nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit sa i takon procedurës se si do të bëhen emërimet e të rinjve në arsimin e detyruar dhe atë të mesëm. Drejtoresha e arsimit parauniversitar në MASH, Dorina Rapti, ka pohuar se ky cikël studimesh tashmë ofrohet i specifikuar për të sapodiplomuarit e mësuesisë në shtatë fakultete publike si dhe në të tjera private. Të përjashtuar nga kjo reformë e ndryshimit të kritereve për emërimet janë arsimtarët që kanë mbaruar mësuesi me sistemin e vjetër. Nga ana tjetër, autoritet e arsimit bëjnë me dije se krahas programeve të studimit “master” mësuesit e rinj kualifikohen më tej edhe me programe të caktuara trajnimi profesional, që zhvillohen gjatë kohës që ata ushtrojnë profesionin nën financimin e donacioneve të huaja. Me ndryshimet e bëra në ligjin e arsimit të lartë mësuesia tashmë është pjesë e profesioneve të rregulluara, ku për të marrë licensën e ushtrimit të profesionit të sapodiplomuarve u duhet të bëjnë një vit stazh pune dhe më pas të japin provimin e shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›